Arbitra nga Strumica për derbin tetovar

Federata e Futbollit në vend ka bërë publik emrat e arbitrëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së 27-të në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Derbin e Tetovës midis skuadrës kampione të Shkëndijës dhe Renovës do ta drejtojë katërshja e arbitrëve nga Strumica, me në krye Marjan Gocevski.

Në Çair, në derbin e kryeqytetit midis FC Shkupit dhe Rabotniçkit, arbitër kryesor do të jetë Dejan Jakimovski nga Shkupi, Aleksandar Stavrev do të referojë në derbi ndeshjen midis Vardarit dhe Akademia Pandevit, ndeshjen derbi të pjesës së poshtme të tabelës midis Bellasicës dhe Sileksit do ta arbitrojë, Dimitar Meçkarovski, ndërkohë në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, Zoranço Temelkov nga Kavadari do të jetë kryesori i takimit midis Makedonija Gj.P dhe Pobedës.

Që të gjitha ndeshjet e kësaj jave në LPFM, startojnë në ora 15:30.

Leave a Reply