Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli karrierën e tij do ta vazhdojë në Angli. Futbollisti kosovar, që aktualisht luan në Zvicër me ekipin e Cyrihut, shihet si një ndër përforcimet e skuadrës së Shefilld Vendzi, që udhëhiqet nga Stiv Brus.
Shefilld Vendzi që këtë sezon e mbylli në pozitën e 12-të me 64 pikë, ka një plan që sezonin e ardhshëm të kërkojë promovimin në Premierligë, ndaj dhe po kërkon të transferojë futbollistë cilësorë.
Njëri prej tyre është pikërisht Benjamin Kololli, i cili parapëlqyet nga ana e trajnerit, Stiv Brus.
27-vjeçari ka bërë një sezon të mirë me Cyrihun, për të cilën skuadër në gjithsej 41 ndeshje ka realizuar 14 gola, 10 prej të cilëve në elitën e futbollit zviceran, 2 në kuadër të Liga Europa dhe 2 të tjerë në kuadër të Kupës së Zvicrës.