Granit Xhaka vs Milot Rashica, ndeshje e yjeve në Prishtinë

Për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës, Granit Xhaka dhe Milot Rashica do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në kryeqytetin e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një konference për media të mbajtur sot, ka zbuluar disa nga aktivitetet që do të mbahen gjatë muajit qershor për 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

Përveç aktiviteteve tjera, Ahmeti bëri të ditur se më 15 qershor në Prishtinë do të zhvillohet një ndeshje miqësore me ekipin e Granit Xhakës kundër ekipit të Milot Rashicës.

Pra, ata do të zgjedhin skuadrat e tyre me yje të ndryshëm dhe do të takohen mes vete. Mbetet të shihet se kush do të jenë ata që do ta formojnë skuadrën e Xhakës dhe Rashicës.

Leave a Reply