Angli-Kosovë, në Sautempton pritet të jenë mbi 5 mijë tifozë shqiptarë

Kosova do të ketë përkrahje të jashtëzakonshme në ndeshjen e 10 shtatorit kundër Anglisë në Sautempton.

Federata e Futbollit të Anglisë zyrtarisht ka ndarë 1600 bileta për tifozët shqiptarë që do ta kenë tribunën e caktuar për qëndrim, megjithatë mediumet angleze bëjnë të ditur që shumë tifozë shqiptarë që janë resident në Angli, Skoci e Irlandë kanë blerë bileta dhe do të jenë të pranishëm në Sent Meri Stadium.

Sipas përllogaritjeve mbi 5 mijë tifozë shqiptarë kanë arritur që të sigurojnë biletë për këtë ndeshje që në program do të jetë me datë 10 shtator.

Rikujtojmë vetëm 3 ditë më herët përfaqësuesja e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të mirëpret Çekinë.

Leave a Reply