Granit Xhaka drejt largimit nga Arsenali, destinacioni i tij i rradhës, “Serie A”!

Ditët e Granit Xhakës në Londër janë të numëruara. Përplasja me tifozët në ndeshjen e para disa javëve ndaj Kristal Pallas, kosovarit i kushtuan me heqjen e shiritit të kapitenit, ndërsa me shumë gjasa edhe me largimin e tij nga “topçinjtë”. Duke pasur parasysh edhe marrëdhënien jo të mirë me stafin e ekipit, tanimë është edhe vetë Xhaka që kërkon largimin nga Londra, ndërsa informacionet që vijnë nga Zvicra, pohojnë se kapiteni i kombëtares së tyre po kërkon shtëpi në Milano.

Siç raporton “SonntagsBlick”, Granit Xhaka në janarin e vitit 2020 mund të veshë fanellën e Milanit, ku shihet si zëvendësim për Frank Kessie, emri i të cilit po lidhet me një transferim në Angli te skuadra e Vulverhempton.

Largimi i Kessie drejt Anglisë, do të hapte rrugën e Xhakës drejt skuadrës milaneze, ndërsa një arsye shtesë për të besuar kalimin e tij në “San Siro”

është dhe drejtori i Milanit, Ivan Gazidis. Ky i fundit e njeh shumë mirë Granit Xhakën, pasi pikërisht Gazidis ishte një ndër më të merituarit për transferimin e futbollistit shqiptarë te Arsenali nga rradhët e Borusia Menhengladbahut.

Leave a Reply