Sa bileta do ju takojnë kosovarëve për ndeshjen me Maqedoninë!

26 marsi do të sjellë një super përballje në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, ku mejdanin me shumë gjasa në arenën “Todor Proeski” në Shkup do ta ndajnë nikoqirët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova. Kjo ndeshje njërës prej skuadrave mund ti jep edhe kualifikimin për në “Euro 2020”, gjithnjë nëse më pas do të fitonin edhe në duelin final, ku do të përballeshin me fituesin nga ndeshja, Bjellorusi-Gjeorgji.

Kësisoj ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë po zgjon interesim të madh që nga tani, kur janë në pyetje biletat hyrëse, ndërsa “Gazeta SHESHI” merr vesh se Federata e Futbollit të Kosovës  do të kërkojë nga Federata maqedonase dhe nga UEFA të marrë më shumë bileta, megjithëse vështirë se do jetë e mundur.

Leave a Reply