E bujshme, Ançeloti bëhet trajner i futbollistit nga Gostivari!

Karlo Ançeloti me shumë gjasa po kalon momentet e tij të fundit te Napoli. Ndarja është çështje kohe, ndërsa ndeshja me Genk në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian pritet të jetë e fundit për strategun e njohur italian, i cili shumë shpejtë ka gjetur edhe skuadrën e tij të re.

Mirëpo për të hedhur hapin tjetër, Ançeloti fillimisht duhet të pastrohet me Napolin, ndërsa largimi i tij pritet që ti kushtojë disa miliona presidentit Aurelio De Laurentis.

Nëse gjithçka do të zgjidhet mes dy palëve, atëherë Ançeloti pritet që sërish të rikthehet në Angli, edhe atë sërish në Londër, mirëpo kësaj rradhe duke marrë timonin e Arsenalit, pjesë e së cilës skuadër është mbrojtësi shqiptarë nga Gostivari, Shkodran Mustafi, ndërsa gjithashtu te kjo skuadër luan edhe prishtinasi, Granit Xhaka.

Në Angli, Ançeloti gati dy vite udhëhoqi Çelzin, me të cilën skuadër ishte shpallur kampion, ndërsa gjithashtu kishte fituar edhe FA Kupën.

Ndërkohë Napoli, ka rënë dakord me Gatuzon, i cili ka pranuar kontratën për 18 muaj, me bonuse të përfshira, si arritja e zonës së Çempions Ligë.

Leave a Reply