Lëndimi që i mohoj ëndrrën  futbollistit strugan, Besmir Bojku

Më 11 tetor të vitit 2016-të, futbollistët e Maqedonisë (U-21) festuan gjatë kualifikimin historik në Kampionatin Europian që në vitin 2017 u mbajt në Poloni.

Pjesë e ekipit që udhëhoqën shpresat e Maqedonisë drejtë Europianit ishin edhe futbollistët shqiptarë Enis Bardhi, Visar Musliu, Mevlan Murati, Besir Demiri dhe Egzon Bejtullai, ndërsa gjithashtu ishte edhe Besmir Bojku, i cili megjithatë nuk pati fatin të luajë në Europianin e vitit 2017-të në Poloni.

Bojku ishte përfshirë në ekipin e Maqedonisë U-21 për ndeshjen e 13 tetorit të vitit 2015 kundër Irlandës së Veriut, megjithatë strugani nuk pati fatin që të udhëtojë me ekipin përfaqësueses të Maqedonisë drejt Polonisë, aty ku shpresat e vendit luajtën për herë të parë në historikun e  futbollit tonë vendor.

Bojku atë kohë luante në formë huazimi te FC Shkupi, që drejtohej nga Zekirija Ramadani, ish-trajneri i Trepça’89 dhe Feronikelit, dy skuadrat me të cilat doli kampion i Kosovës. Bojku kishte lënduar ligamentet, duke mbetur jashtë fushave të futbollit për 7-të muaj.

Leave a Reply