UEFA të martën vendos për LK dhe LE!

Koronavirusi ka goditur dukshëm edhe Botën e futbollit, teksa organizatorët e kompeticioneve të ndryshme janë në dilemë të madhe për të shpallur fituesit, me kohën që nuk premton aspak.

UEFA duket se e ka gjetur zgjidhjen për të mbyllur sa më shpejt dy kompeticionet e saj më të rëndësishme në nivel klubesh, Ligën e Kampionëve dhe Liga Europa.

Do të jetë një formulë e re, që nuk është zhvilluar asnjëherë më parë, kur janë në pyetje këto dy kompeticione.

Pas përcaktimit të çerekfinalistëve pretendohet që e gjitha kjo fazë të luhet me vetëm një raund.

Një propozim është që pritësi të vendoset me short dhe një tjetër është që të luhet në stadium neutral.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen si në Botërorin e kombëtareve dhe do të luhen në vetëm një qytet, që në këtë rast do të jetë Stambolli, i cili është edhe pritësi i finales së madhe.

E njëjta formulë do të jetë edhe për Liga Europa, me ndeshjet që do të luhen në Gdansk.

Ky propozim do të votohet në mbledhjen e jashtëzakonshme që është paraparë të mbahet të martën.

Leave a Reply