Bëni sport nga shtëpia me Drita Islamin dhe instruktorë të njohur sportiv

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me një ekip instruktorësh eminentë dhe të njohur në fusha të ndryshme të sportit nga nesër do të ofrojë video online me ushtrime për ruajtjen e formës trupore gjatë kushteve të jashtëzakonshme të imponuara nga pandemia.

Në mesin e instruktorëve të përzgjedhur nga Qyteti i Shkupit, është edhe atletja shumë herë kampione e Maqedonisë, Drita Islami, e cila do të jap ushtrime dhe këshilla për atletikë.

“Siç kemi bërë me programin ‘Kultura në kohën e kurorës’, në mënyrë të ngjashme përshtatëm një pjesë të Programit për sort për vitin 2020, me qëllim që t’u ofrojmë bashkëqytetarëve tanë, derisa janë në shtëpi, mirëmbajtje profesionale të formës dhe mënyrës të shëndetshme të jetesës. Jemi të vetëdijshëm që në këtë periudhë të jashtëzakonshme, nuk keni mundësi të vizitoni palestrat dhe studiot për fitnes, si dhe sallat sportive, kështu që ky është një kontribut i vogël nga Qyteti i Shkupit dhe ekipi i instruktorëve për t’ju ndihmuar të praktikoni në shtëpi sportin dhe të vazhdoni me jetesën sportive dhe aktivitetin fizik për të mirëmbajtur mendjen dhe trupin e shëndetshëm. Së bashku me ju dhe ekipin e instruktorëve, le të tregojmë se shpirti sportiv nuk mund, nuk guxon dhe nuk do të shuhet edhe në këto kushte të vështira. Jini të shëndetshëm dhe në formë të mirë, e edhe kësaj radhe do të jemi fitues – tha kryetari Petre Shilegov, në konferencën e sotme për media të mbajtur tek Pamptraku te pishina Olimpike.

Ushtrimet që qytetarët do të mund t’i ndjekin në faqen zyrtare në Facebook të Qytetit të Shkupit do të përfshijnë lloje të ndryshme ushtrimesh, respektivisht nga disa seri crossfit – fitnesi, Pilates dhe Pouer Pilates, aerobik, ultimejt, ushtrime per kondicion, ushtrime per atletikë dhe të jogës. Këshillat e tyre profesionale për qytetarët do t’i ofrojnë Instruktorët e sportit si vijon:

-Fitnes – crossfit – Daniel Trbogazov;

– Ushtrime Pilates – Bisera Stankova Kovaçevska;

– Aerobik klasik – Keti Mateniçarska Nakova;

– Ushtrime për përmirësimin e përgaditjes fizike – Kristijan Kajçevski;

– Trajnim funksional – Elena Buballo Mihajlovska dhe Atanas Mihajlovski;

– Ushtrime dhe këshilla për atletikë – Drita Islami;

– Ushtrime Joga – Iskra Srbinovska dhe

– Pouer Pilates – Ivana Karatukova.

Leave a Reply