Ndeshjet e sotme në Bundesligë, ku zbresin edhe 3 futbollistë shqiptarë

Bundesliga gjermane sot (e shtunë) vazhdon me pesë ndeshje të vlefshme për xhiron e 29-të.

Nga ora 15:30 në orar janë 4 ndeshje, e ku pritet që në fushë të zbresin edhe dy futbollistë shqiptarë. Milot Rashica me Verder Bremenin e tij do të jetë mysafir i Shalke 04, ndërkohë Admir Mehmedi me Volfsburgun do të jenë nikoqir të Ajntraht Frankfurtit.

Në dy ndeshjet tjera, Herta Berlini takohet me Augsburgun, derisa Majnci mirëpret Hofenhajmin,

Ndeshja e fundit e ditës, është ajo midis Bajernit të Munihut dhe Fortuna Dyzeldorfit, e planifikuar për në ora 18:30.

Ylli i Kosovës, Milot Rashica,  që është edhe golashënuesi më i mirë i Verder Bremenit këtë sezon, ka vuajtur për gjetjen e formës më të mirë pas rifillimit të futbollit, teksa në Bundesligë nuk shënon nga 14 dhjetori i vitit të kaluar, kur kishte gjetur rrjetën e Manuel Nojer në sfidën kundër Bajern Munih.

E pikërisht “bavarezët” do të jenë kundërshtar i yllit tjetër të Kosovës, Valon Berishës, që luan me fanellën e Fortuna Dyzeldorf.

Berisha në fitoren e fundit të skuadrës së tij kundër Shalke 04 u paraqit për 81 minuta, pas kthimit nga lëndimi i pësuar në ndeshjen paraprake.

Leave a Reply