Miovski i Renovës hapave të Selmanit dhe Bardhit, transferohet në Hungari

Bojan Miovski më nuk është pjesë e Renovës. Talenti 20-vjeçar tashmë e sheh veten gati për të bërë atë hapin final, derisa ekskluzivisht për “infOSport.mk” zbuloi edhe emrin e skuadrës së tij të re.

“Falënderojë Renovën që më dha mundësinë të rritem edhe më shumë si futbollistë, ndërsa mund të ju them se në të ardhmen do jem pjesë e MTK Budapest, me të cilën skuadër kisha parakontratë, e cila vlente vetëm nëse ata do të siguronin pjesëmarrjen në mesin e më të mirëve në Hungari” – tha fillimisht Miovski, i cili do të donte të kishte fatin e Enis Bardhit, i cili gjithashtu po nga kampionati hungarez, vite më parë u transferua në një ndër ligat më të fuqishme europiane, La Liga-n spanjolle.

Renova avanson ndaj Struga Trim Lum

Renova avanson ndaj Struga Trim Lum LPFMV – Java 20renova – struga trim lum 1:0(B. Miovski 26')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 февруари 2020 г.

“Unë besoj në veten time, ashtu që do bëjë çmos që të arrijë sa më larg në karrierë, e pse jo të përsëris suksesin e Bardhit” – deklaroi Miovski, i cili skuadrës së tij të re pritet që ti bashkohet në muajin korrik, e ku fillimisht me datë 1 do të ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore, para se të firmos kontratë profesionale me MTK Budapest, skuadër kjo që edicionin e ardhshëm do të luaj në elitën e futbollit hungarez.

Bojan Miovski barazon ndaj Rabotniçkit

Bojan Miovski barazon ndaj RabotniçkitRENOVA – RABOTNIÇKI 3:3(B. Miovski 62')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 8 декември 2019 г.

MTK Budapest pas 27 xhirove kryesonte renditjen në Ligën e Dytë të Hungarisë me 59 pikë, duke bërë që sezonin e ardhshëm të jetë në mesin e më të mirëve, kjo për shkak se Federata Hungareze vendosi të ndërpret para kohe ndeshjet e kësaj lige.

Leave a Reply