Vjen largimi i parë nga Renova!

Vetëm dy ditë pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë bëri të ditur se sezoni garues 2019/2020 është i mbyllur, për shkak pandemisë “Covid 19”, vijnë edhe lëvizjet e para nëpër klubet e Ligës së Parë, njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori i talentuar, Bojan Miovski për portalin tonë konfirmoi largimin e tij nga rradhët e Renovës, pjesë e së cilës ishte nga janari i vitit 2019-të.

“Po, e vërtetë është se më nuk jam pjesë e Renovës. Dua të falënderojë të gjithë nga klubi i Renovës për mundësinë e dhënë. Ju uroj shumë suksese sezonin tjetër garues në Ligën e Parë, por edhe në garat europiane” – tha në deklaratën e tij për “infOSport.mk”, Miovski.

20-vjeçari me Renovën këtë edicion zhvilloi 18 ndeshje, duke realizuar 2 gola, ndërsa gjithsej me fanellën e skuadrës nga Xhepçishti, kishte regjistruar 25 ndeshje, 5 gola dhe 7 asiste.

Ai te Renova erdhi nga rradhët e Makedonija GJ.P, derisa gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me skuadrat si Bregallnica Shtip, Rabotniçki dhe Karabag U19.

Leave a Reply