Burhan Mustafa vazhdon kontratën me Borecin

Falë paraqitjeve të shkëlqyeshme edicionin e kaluar, drejtuesit e Borecit kanë vendosur ti ofrojnë kontratë të re portierit shkupjan, Burhan Mustafa. Në bazë të kontratës së re, gardiani 29-vjeçar te Boreci do të qëndrojë deri qershorin e vitit 2021.

“Po, e vërtetë është se kemi arritur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit tjetër. Jam i kënaqur me kontratën e re, e për më shumë edhe për besimin e dhënë nga ana e drejtuesve të skuadrës, aty ku tashmë unë njoh shumë mirë ambientin dhe shpresoj të kemi rezultate edhe më të mira edicionin e ardhshëm” – tha enkas për “infOSport.mk”, Burhan Mustafa.

Ky i fundit skuadrës nga Velesi iu bashkua korrikun e vitit të kaluar, kur erdhi nga rradhët e Ferizajit, ndërsa për herë të parë me Borecin kishte luajtur edhe verën e vitit 2018-të, kur kishte pasur një aventurë 6 muajshe.

Ndryshe karrierën e kishte nsiur te FC Shkupi, që më pas të jetë pjesë edhe e Milanos nga Kumanova, Dritës së Bogovinës dhe EuroMilkut nga Shkupi.

Leave a Reply