Struga Trim Lum përforcon portën me një veteran

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme ka arritur marrëveshje me portierin veteran Raif Mirseloski, njofton “infOSport.mk”. 35-vjeçari me origjinë nga Struga te skuadra e Struga Trim Lum vjen nga rradhët e Ohrid 2004, pjesë e së cilës ishte nga janari i këtij viti.

Mirseloski me Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa pritet që të jetë rezervë e portierit numër 1, Urosh Djuriç.

Drejtuesit e Struga Trim Lum, siç mëson “infOSport.mk” janë në bisedime e sipër me disa futbollistë cilësor, që shihen si përforcime potenciale të kësaj skuadre, që edhe vitin tjetër do të garojë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Leave a Reply