Sedat Berisha dhe Struga Trim Lum ndërprejnë bashkëpunimin

Mbrojtësi shkupjan Sedat Berisha dhe skuadra e Struga Trim&Lum kanë vendosur të ndahen, duke ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. Berisha te Struga Trim Lum erdhi në merkaton e janarit nga rradhët e Dritës së Gjilanit.

30 vjeçari tani duhet të vendos për klubin e rradhës ku do të vijojë karrierën, pasi deri tani përveç me fanellën e Struga Tri Lum  është paraqitur edhe me Shkëndijën, Shkupin, Metalurgun dhe Milanon e Kumanovës në Maqedoni, Vllazninë e Shkodrës dhe Tiranën në Shqipëri, Dritën në Kosovë, Bursasporin e Turqisë dhe Al Jahra në Kuvajt.

Leave a Reply