Sezoni i ri nis me derbin shqiptar Shkupi-Shkëndija

Sezoni i ri 2020/21 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut do të nis me një derbi shqiptar si Shkupi-Shkëndija. Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut është hedhur shorti për sezonin e ri në elitë dhe përveç derbit shqiptar në xhiron e parë, do të kemi edhe një përballje tjetër shqiptare ndërmjet Renovës dhe Struga Trim Lumit.

Në xhiron e parë të sezonit të ri gjithashtu do të takohen edhe Vardari-Boreci, Makedonija Gjorçe Petrov-Rabotniçki, Pelisteri – Akademia Pandevi,  si dhe Bellasica-Sileksi.

Sezoni i ri në LPFMV nis me 9 gusht.

Leave a Reply