Asgjë nga transferimi i Toshevskit te FC Shkupi, transferohet te kampionët e Shqipërisë!

Kristijan Toshevski pritet të jetë afrimi i dytë i Tiranës në këtë merkato. Kampionët e ri të Shqipërisë synojnë që të jenë sa më konkurrues në Kupat e Europës dhe teksa Champions-i shtrëngon të afrojë, ka nisur prej ditësh puna për afrimet. “Panorama Sport” ka mësuar edhe goditjen e dytë të kryeqytetasve. Bëhet fjalë për një mbrojtës të djathtë, që praktikisht pritet të zëvendësojë Albi Dokën, i cili largohet drejt Kroacisë pas përfundimit të finales së Kupës.

Burime të besueshme të gazetës kanë bërë me dije se Tirana ka gjetur një akord në parim me mbrojtësin 26-vjeçar që është pjesë e skuadrës së Vardarit.

Toshevski gjatë ditës së sotme pritet të udhëtojë drejt kryeqendrës shqiptare, për të diskutuar detajet e fundit përpara se të arrihet edhe akordi përfundimtar për të kaluar më pas te kontratat e bashkëpunimit me ekipin e Tiranës.

Kujtojmë emri i Toshevskit, ishte i lidhur edhe me një kalim të mundshëm  te FC Shkupi, mirëpo si duket “bardheblutë” nga Tirana kanë reaguar më shpejtë, pasi te futbollisti maqedonas shohin një përforcim të denjtë për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Leave a Reply