4 skuadra në garë për shërbimet e Rashicës, Lajpcigu në epërsi!

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, me shumë gjasë do largohet nga Verder Bremeni gjatë afatit kalimtar të verës, teksa mbetet të shihet se cili do jetë destinacioni i tij i rradhës.

Milot Rashica vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, teksa interesim për të kanë shprehur një numër i madh i klubeve europiane.

Gjithashtu, thuhet se momentalisht në garë për transferimin e tij janë vetëm katër skuadra, edhe atë dy skuadrat gjermane, Red Bull Lajpcig dhe Herta Berlin, si dhe dy angleze, Vulverhempton dhe Aston Villa.

Klubi favorit për transferimin e 24 vjeçarit mbetet Lajpcigu, me të cilën skuadër Rashica, mund të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply