Ish sulmuesi i Pobedës braktis Shqipërinë, transferohet në Izrael!

Ish sulmuesi i Pobedës, që së fundmi ishte pjesë e Laçit në Superligën shqiptare, Kirian Nuabueze, karrierën e tij mund ta vazhdojë në Izrael, transmeton “infOSport.mk”.

Sipas mediave qipriote dhe izraelite, “Këpuca e Artë” e sezonit 2019-2020 në Superligën e Shqipërisë shihet si zëvendësuesi ideal i sulmuesit izraelit, Ben Sahar te skuadra e Hapoel Ber Shevas.

Ben Sahar edicionin e ri pritet që të luajë në formë huazimi me skuadrën qipriote të APOEL Nikozia, ndërsa drejtuesit e Ben Sahar, pikërisht te Nuabueze shohin zëvendësuesin ideal.

Nuabuezes i ka skaduar kontrata me Laçin dhe tashmë është në pritje të një aventure të re në karrierë.

27-vjeçari nigerian me pasaportë amerikane në sezonin e sa po mbyllur në elitën e futbollit shqiptarë realizoi 23 gola në 30 ndeshje, duke fituar garën për “Këpucën e Artë” me sulmuesin e Kukësit, Vasil Shkurtaj, shkruan “infOSport.mk”.

Nuabueze skuadrës së Laçit iu bashkua korrikun e vitit të kaluar, kur arriti nga rradhët e skuadrës kosovare të Dritës, ndërsa pjesë e Pobedës në futbollin tonë elitarë ishte nga korriku i vitit 2018-të deri janarin e vitit 2019-të.

Ai me Pobedën në Ligën e Parë regjistroi 14 ndeshje dhe 6 gola.

Leave a Reply