Renova vazhdon krizën e Akademia Pandev, shënon fitore komode në Tetovë (VIDEO)

Nga një gol në secilën pjesë dhe në fund një rezultat komod 2:0 i Renovës përballë Akademia Pandev, skuadër kjo që në asnjë mënyrë nuk po arrinë të marrë veten në sezonin e ri, njofton “infOSport.mk”.

Pas dy disfatave minimale ndaj Pelisterit dhe Vardarit (1:0), të besuarit e trajnerit Aleksandar Tanevski sot pësuan edhe disfatën e tretë, kësaj rradhe me dy gola të pranuar, dhe deri më tash asnjë të shënuar, duke vijuar të mbeten në pozitën e parafundit në renditje.

Renova – Ak. Pandev 1:0 HT

Falë golit të Selmanit, Renova e mbylli me epërsi minimale pjesën e parë ndaj Ak. PandevRENOVA – AK. PANDEV 1:0 (R. Selmani 4')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 22 август 2020 г.

Një gol i hershëm i Remzifaik Selmanit (4’), paralajmëroi këtë fitore të “gjipspnuesve”, për të cilët golin e dytë e realizoi rezervisti Alen Jasharovski, i cili në minutën e 74-të, kishte zëvendësuar pikërisht autorin e golit të parë.

Jasharovski gjen golin debutues me fanellen e Renoves

Jasharovski gjen golin debutues me fanellen e Renoves, vulosi fitoren e "gjipspunuesve" ndaj Akademia PandevRENOVA – AK. PANDEV 2:0(A. Jasharovski 90+3')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 22 август 2020 г.

Për Renovën ishte kjo fitorja e parë në sezonin e ri, pas dy barazime të njëpasnjëshme kundër Struga Trim Lum dhe Borecit.

Me 5 pikë të tubuara në 3 xhirot e para, djemtë e Bujar Islamit renditen në pozitën e tretë, ashtu që për ne Armeni do të udhëtojnë në një atmosferë shumë pozitive, aty ku me datë 27 gusht do të zhvillojnë ndeshjen e raundit të parë elimiantorë në kuadër të Liga Europa.

Leave a Reply