Shkëndija dhe Drita, dy skuadrat shqitare që u kualifikuan në raundin e tretë

Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit janë dy skuadrat shqiptare që siguruan një vend për në ndeshjet e raundit të tretë eliminatorë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”. Shkëndija më herët eliminoi skuadrën rumune në Botoshani, duke e mundur në Rumani me rezultatin minimal 1:0, ndërkohë Drita që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, në Shkup eliminoi Sileksin.

Skuadra kosovare shënoi fitore 2:0, duke u bërë skuadra e parë që arrinë një sukses të këtillë, ndërsa për Shkëndijën kjo nuk është ndonjë risi, pasi “kuqezinjtë” në këtë kompeticion 3 herë kanë prekur edhe ndeshjet e “play-off”, mirëpo duke mos arritur të bëjnë atë hapin final, për të luajtur në grupet e Liga Europa, transmeton “infOSport.mk”.

Dhe bazuar në kundërshtarin e rradhës të Shkëndijës, është shumë e vështirë të pritet që “kuqezinjtë” do të thyejnë atë barrierë, edhe pse në futboll befasitë janë të shumta.

Shkëndija në raundin e tretë eliminatorë të Liga Europa do të përballet me Totenhamin, ndërkohë Drita e Gjilanit do të luaj kundër Legia Varshavës.

Shkëndija kundër gjigandëve anglez do të luaj në Shkup, ndërkohë Drita e Gjilanit do të luaj në Varshavë.

Për dallim nga Shkëndija dhe Drita, 4 skuadrat tjera shqiptare pjesëmarrëse në Liga Europa, duheshe të përshëndeten nga ky kompeticion.

E para ishte Renova, që sot në Shkup u eliminua nga gjigandët kroat të Hajdukut (0:1), Kukësi u mund nga Volfsburgu (0:4), Teuta nga Granada (0:4), ndërkohë Laçi edhe përkundër avantazhit që kishte përballë izraelitëve të Hapoel Ber Sheva, në fund pësoi disfatë 2:1.

Leave a Reply