Takimi historik me Maqedoninë e Veriut, Çallandes zbuloi emrat e “luftëtarëve” dardan

Sfida me Maqedoninë e Veriut po afron për Kosovën, ndërsa seleksionuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çallandes tashmë ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje, si dhe për dy ndeshjet tjera të edicionit të ri në Ligën e Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për edicionin 2019/2020, “Dardanët” do ta zhvillojnë me 8 tetor në Shkup me fillim në ora 20:45.

Një triumf në këtë takim do t’i dërgonte djemtë e Bernard Çallandes një hap larg kualifikimit në Euro 2021, pasi do të luanin në finalen e madhe me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi.

Mungesa e madhe është ajo e Milot Rashicës. Sulmuesi i Verder Bremen ka pësuar një dëmtim në gju dhe i ka humbur dy sfidat e para të Bundesligës, ndërsa për këto ndeshje Çallandes, ashtu edhe siç mund të parashikohej nuk ka ftuar Bernard Berishën.

Të njëjtit futbollistë të ftuar për ndeshjen me Maqedoninë, do të luajnë edhe kundër Sllovenisë (11 tetor) dhe Greqisë (14 tetor) për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

View this post on Instagram

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e këtij muaji. Dardanët fillimisht më 8 tetor do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian në Shkup, derisa më pas në kuadër të Ligës së Kombeve do të luajnë kundër Sllovenisë më 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Greqisë, më 14 tetor në Athinë. Si zakonisht, Dardanët, do të akomodohen në hotel “Emerald”, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në orën 19:00 në stadiumin "Fadil Vokrri". Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, në hotel “Emerald”, përzgjedhësi Bernard Challandes do të mbajë konferencë për media.

A post shared by Federata e Futbollit e Kosovës (@ffk_kos) on

Leave a Reply