Gazeta britanike parashikon rezultatin nga ndeshja, Maqedoni e Veriut-Kosovë

Ndeshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për edicionin e kaluar, përveç që ka zgjuar shumë interesim në këto dy shtete dhe në gjithë Ballkanin, ka tërhequr vëmendjen edhe të shumë mediave ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe portalin britanik “sportsmole.co.uk”, që ka parashikuar edhe fituesin e këtij takimi.

Sipas tyre Maqedonia e Veriut shihet si favorite dhe se në fund “verdhekuqtë” do të shënojnë fitore 2:1.

“Dy ekipet kishin fillim të ndryshëm të kampanjës në Ligën e Kombeve, por këto rezultate bëhen të parëndësishme kur bëhet fjalë për një ndeshje gjysmëfinale të play-offit, e vlefshme për kualifikim në Euro 2020. Kosova do të luajë pa disa lojtarë të rëndësishëm dhe të njohur. Prandaj, ne parashohim që Maqedonia e Veriut të fitojë dhe të avancojë në finalen e nëntorit në ‘Ligën D’. Ne themi: Maqedonia e Veriut – Kosova 2:1”, – ka shkruar portali “sportsmole.co.uk”.

Kujtojmë ekipi fitues nga dueli i nesërm në arenën “Todor Proeski” që starton në ora 20:45, në finalen e madhe do të takohet me fituesin nga përballja tjetër gjysmëfinale, Gjeorgji-Bjellorusi, ndërsa fituesi i përgjithshëm do të siguronte një biletë për në “Euro 2021”.

Leave a Reply