UEFA ka caktuar arbitrët për ndeshjen e Futsal Shkupit në Ligën e Kampionëve

UEFA ka caktuar arbitrët e takimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku skuadra jonë do të përballet me kampionët e Irlandës, Blu Mexhik FC Dublin. Dy arbitërit kryesor vijnë nga Franca. Ata janë Zhulien Lang dhe Orelien Uzan, ndërkohë arbitër i tretë i këtij takimi do të jetë Josip Barton nga Maqedonia.

Kujtojmë ndeshja Futsal Shkupi – Blu Mexhik FC Dublin, në program është të dielën me fillim në ora 19:45 në palestrën “Boris Trajkovski”.

Leave a Reply