Omer Bunjaku flet për herë të parë për shkarkimin e Bajramit

Edhe pse tashmë kanë kaluar disa muaj nga shkarkimi i Muharem Bajramit nga posti i kryetrajnerit te FC Shkupi, drejtori sportiv i klubit nga Çairi, Omer Bunjaku, për herë të parë ka folur lidhur me largimin e tij nga ekipi “bardhekaltër”, shkruan “infOSport.mk”.

Bunjaku një gjë të tillë ka bërë në emisionin sportiv “Sportmania” në TV Shenja,

“Muharem Bajrami kur ka marrë drejtimin e klubit si trajner i ka ditur planet e tona. Me të kemi bërë një marrëveshje shoqërore, derisa prezent, apo ndërmjetësues ka qenë edhe sponzori kryesor i klubit. Këto janë kërkesat, i realizoni, apo jo. Ai e dinë shumë mirë që nuk e ka bërë atë që e ka kërkuar dhe sot nuk ka se çfarë të thotë. Madje unë deri më sot nuk e kam dëgjuar Mukin asnjëherë të flas diçka kundër klubit. Ndërkohë klubi kur e ka larguar Mukin nga posti i trajnerit i ka dhënë oferta të tjera në klub të zgjedhë çfarë të dojë ai, duke mos i’a harruar atë që ai kishte bërë për klubin. Dëshira e tij ka qenë që të largohet për një kohë nga klubi, por nuk don të thotë se e ka derën të mbyllur te klubi” – tha Omer Bunjaku, duke potencuar se dera e FC Shkupit njëkohësisht është e hapur për gjitha legjendat e klubit.

Ai nuk e futi veten në mesin e legjendave, por dëshira e tij, siç potencoi vetë ai, është që dëshiron të bëjë gjithçka për FC Shkupin, me qëllim që një ditë për të arriturat e klubit të flasin të tjerët.

Leave a Reply