Lajm i bujshëm nga Turqia, Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe!

Mediat turke gjatë ditës së sotme kanë publikuar një lajm bombastik, duke paralajmëruar një rikthim të mundshëm të bomberit kosovar, Vedat Muriqi te Fenerbahçe.

Futbollisti i Lacios i cili muaj më parë u transferua te skuadra italiane, nuk po arrin të gjejë veten si duhet te skuadra “laciale”, ashtu që së fundmi në pistë ka dalë edhe një huazim te Fenerbahçe.

“Hurriyet” raporton se Muriqi pritet të huazohet tek ish-ekipi i tij për pjesën e dytë të sezonit. Fenerbahce ka rënë dakord të paguajë gjysmën e rrogës sezonale të shtatlartit të Kosovës (përfiton 2.6 milion euro në sezon). Fjala e fundit i takon drejtuesve të Lacios në lidhje me huazimin 6-mujor në Stamboll.

Leave a Reply