Milan zëvendësuesin e Donaruma-s  e gjen në Spanjë!

Rinovimi i Xhanluixhi Donaruma me Milanin po vonin, ndërsa kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit nga “San Siro” të studiojnë merkaton për një plan B për portën.

Ky plan, sipas mediave në Spanjë, është Neto. Ish-portieri i Juventusit dhe Fiorentinës, aktualisht pjesë e Barcelonës, do ta pranonte me shumë dëshirë sfidën “kuqezi”.

Zërat nga Spanja flasin për një huazim me të drejtën e blerjes për jo më pak se 15 milionë euro.

 

Leave a Reply