Tetovari Bajrami së shpejti pajiset me pasaportë shqitare, gati të debutojë me fanellën “kuqezi” kundër Andorrës!

Nedim Bajrami do të jetë risia e rëndësishme e Kombëtares shqiptare në ciklin e ri kualifikues për eliminatoret e Botërorit të vitit 2022, derisa edhe vetë trajneri Edi Reja e ka vlerësuar tetovarin për cilësitë teknike që ka.

“Panorama Sport” mëson edhe itinerarin që do të ndjekë talenti tetovar, për të marrë edhe pasaportën shqiptare, që i mundëson gatishmërinë për të debutuar që në ndeshjen e 25 marsit kundër Andorrës në transfertë.

Gjatë ditës së sotme, Bajrami me Empolin e tij do të luajë ndaj Entellës ndeshjen e vlefshme në kuadër të Serie B, që më pas i njëjti të udhëtojë drejt Shqipërisë, për të bërë të gjitha aplikimet e përshpejtuara për t’u pajisur me pasaportën shqiptare.

I gjithë dokumentacioni është gati dhe pritet vetëm paraqitja fizike e Bajramit. Të dielën, ai do të ketë pasaportën gati për të mundur të udhëtojë drejt Spanjës me kombëtaren e Shqipërisë.

Leave a Reply