Paris Sen Zhermen edhe përkundër disfatës minimale sonte 0:1 ndaj Bajernit të Munihut në “Parkun e Princërve”, ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kjo falë fitores dhe golave më shumë të shënuar nga ndeshja e parë në Munih, kur fitonte me shifrat 3:2, njofton “infOSport.mk”.
Kështu parisienët kaluan në fazën tjetër me rezultatin e përgjithshëm 3:3, duke fituar luftën me kampionët në fuqi të Europës, por njëkohësisht edhe duke nxjerrë hak për atë disfatë në finalen e vitit të kaluar.
Ky do të jetë viti i dytë radhazi që PSZh arrin kualifikimin në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndryshe golin e vetëm në fitoren 1:0 të “bavarezëve” sonte në Paris e realizoi Çupo Moting, 5 minuta para fundit të pjesës së patë.
PSZh në gjysmëfinale do të pret fituesin e takimit Borusia Dortmund – Mançester Siti, ndeshje kjo që në program është nesër mbrëma. (infOSport.mk)