Drita e Nuhiut ndalet në derbin ndaj Gjilanit, Prishtina me Ramadanin fiton dhe përforcon pozitën e parë

Prishtina e Zekirja Ramadanit pa shumë probleme ka mundur Besën në Pejë me shifrat 3:0, duke përforcuar pozitën e parë në renditjen e Superligës së Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse Besa e Pejës ju prishi planet ditë më parë futbollistëve të Dritës së Gjilanit, ata sot ishin të pafuqishëm përballë djelmoshave të Zekirja Ramadanit, që bënë punën e tyre në mënyrën më të mirë.

Besnik Krasniqi nga penaltia realizoi në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë kaloi në shenjën e sulmuesit nigerian, Oto Xhon, që i realizoi dy golat tjerë.

Derbi i madh i Anamoravës, midis Gjilanit të Ismet Munishit dhe Dritës së Ardian Nuhiut, u mbyll me barazim 1:1.

Ishte Gjilani që avansoi i parë në këtë super përballje, falë golit të shënuar nga Fiton Hajdari me kokë në minutën e 20-të, ndërkohë kampionët në fuqi të Kosovës në lojë u rikthyen në minutën e 59-të, kur shënuan me anë të nigerianit,

Esosa Priestley Irogue.

Pas këtij barazimi Drita mbetet tri pikë pas Prishtinës, që gjendet në pozitën e parë me 72 pikë, ndërkohë Ballkani me 67 pikë dhe një ndeshje më pak renditet në pozitën e tretë.
ndryshe përveç këtyre dy takimeve të lartëpërmendura, sot në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës, u zhvillua edhe takimi midis dy skuadrave ish kampione me Zekirja Ramadanin, Feronikelit dhe Trepçës ’89, e ku në fund fitues dolën vendasit me rezultatin 3:0.

Njërin nga golat për Feronikelin në këtë përballje e realizoi sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski, ndërsa nga një gol gjithashtu shënuan edhe Lapidar Lladrovci dhe Albert Dabiqaj.

Leave a Reply