Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së 33-të. Pa dyshim që përballja më interesante e programit të sotëm do të jetë në derbin e madh ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Prishtina e Zekirja Ramadanit, që aktualisht po udhëheq renditjen tabelare, do të përballet me Besën e Pejës, që xhirot e fundit ka surprizuar shumë me rezultatet e saha. Skuadra prishtinase do të kërkojë me çdo kusht fitoren, për ta vazhduar qëndrimin në krye të tabelës së Superligës së Kosovës.
Në anën tjetër, mjaft interesante do të jetë edhe ndeshja në “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku takohen dy ish-skuadrat kampione, Feronikeli dhe Trepça’89, të cilat kësaj radhe janë duke luftuar për mbijetesë.
Orari i ndeshjeve
15:00 FC Besa Pejë – Prishtina
15:00 Feronikeli – Trepça’89
15:00 Gjilani – Drita