Emerson Royal është futbollisti më i ri i Barcelonës. “Katalunasit” kanë zyrtarizuar gjithçka pak minuta më parë, me 22 vjeçarin brazilian që vjen nga Real Betis.
Lojtari ka qenë në pronësinë e Barcelonës dhe për dy sezone luajti në huazim te Betis.
Forma e mirë e treguar në La Liga ka bërë që lojtari të kthehet në klubin mëmë. Emerson luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa aktivizohet edhe në mesfushë.
22 vjeçari do jetë pjesë e Brazilit për Kupën e Amerikës Latine, teksa te “katalunasit” kërkojnë që me afrimin e tij t’i japin një tjetër rritëm fashës së djathtë të mbrojtjes. Pas Agueros dhe Garcias, Barcelona bën edhe afrimin e radhës.