Shkëndija sot përballet me Prishtinën, ja ku mund ta ndiqni ndeshjen

Shkëndija e Tetovës sot kundër Prishtinës në kryeqendrën kosovare do të zhvillojë miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet europiane që e presin gjatë muajit korrik, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo një përballje mes kampionësh, me Prishtinën që menjëherë pas këtij takimi do të udhëtojë për në Elbasan, aty ku do të zhvillojë ndeshjen preliminare të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës nga San Marino,  Folgoren.

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Kjo sfidë do të transmetohet direkt në “Zeri TV” dhe faqen “Zeri.info”.

Leave a Reply