Xhevdet Shabani mund i vetëm Shkëndijën e Tetovës (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë kontrolluese të zhvilluar sot ndaj Prishtinës në kryeqendrën kosovare, njofton “infOSport.mk”. 2:0 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi, me dy gola të shënuar një një futbollistë i njëjtë, edhe atë brenda dy minutave.

Fjala është për përforcimin e ri të Prishtinës, Xhevdet Shabani, i cili shfrytëzoi gabimet e mbrojtjes “kuqezi”, duke shënuar fillimisht me kokë dhe më pas edhe me armën e tij më të fortë, këmbën e majtë.

Për Xhevdet Shabanin ishte kjo ndeshja e dytë me fanellën e Prishtinës, pasi i njëjti debutoi ditë më parë në ndeshjen kundër Llapit, në të cilën gjithashtu skuadra e trajnerit Zekirja Ramadani, kishte shënuar fitore 3:1.

Për Prishtinën ishte kjo kontrolluesja e fundit para nisjes për në Elbasan, aty ku me datë 22 qershor skuadra kampione e Kosovës do të përballet me ekipin e Folgore nga San Marino. (infOSport.mk)

Leave a Reply