Musliu i bashkohet Pandevit dhe Behramit te Xhenoa

Visar Musliu mund ti bashkohet Goran Pandevit dhe Valon Behramit te Xhenoa. Skuadra nga Maraci është në kërkim të një mbrojtësi cilësor, ashtu që ka kthyer vëmendjen nga Visar Musliu, 26-vjeçarin shqiptar i cili ishte pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në Europianin që sot vijon me ndeshjet e 1/8 së finales.

Musliu aktualisht është pjesë e MOL Fehervar  në Hungari, ndërsa në të kaluarën ka luajtur më Shkëndijën e Tetovës, Prishtinën, Vardarin dhe Renovën.

Mbrojtësi me origjinë nga Gostivari bëri paraqitje shumë të mira me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë në Euro 2020, ndërsa pikërisht paraqitjet pozitive kanë bërë që Xhenoa të shfaq interesimin për të marrë shërbimet e tij. Për të lënë të lirë Musliun, skuadra e MOL Fehervar kërkon 4 milion euro.

Leave a Reply