FIFA renditja, Kosova ngritet, Shqipëria bie më poshtë

FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve para ndeshjeve të shtatorit.

Shqipëria ka pësuar rënie me tre pozicione teksa tashmë gjendet në vendin e 69-të. Në maj kombëtarja ‘kuqezi’ renditej në vendin e 66-të, por humbja në qershor dhe barazimi ndaj Uellsit i kanë spostuar ata 3 pozicione më poshtë.

Ndërkohë, Kosova ka njohur rritje duke u renditur në vendin e 115-të nga 120-të që ndodhej më parë.

Kujtojmë që në shtator përfaqësueset do të luajnë ndeshjet e radhës në kuadër të eleminatoreve për botërorin e vitit 2022, që për herë të parë do të mbahet në Katar.

Leave a Reply