FC Shkupi merr kryesimin,  Shkëndija  rikthehet te fitorja, Renova fiton derbin shqiptarë

Java e 7-të në elitën e futbollit vendor solli ndryshim në kreun e tabelës, aty ku rikthehet sërish FC Shkupi, skuadra nga Çairi, që pas 350 ditëve u rikthye të luaj në stadiumin e saj. Skuadra “bardhekaltër” mundi Borecin me rezultatin 3:0, duke regjistruar njëherit fitoren më të lartë të kësaj jave, njofton “infOSport.mk”.

Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, Shkëndija u rikthye te fitorja, duke mundur Skopjen në Shkup me shifrat 2:0. Nafiu shënoi gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën fitoren e kampionëve në fuqi të vendit e vendosi mbrojtësi sllovak, Jan Krivak.

Derbi mes skuadrave shqiptare, Renovës dhe Struga Trim Lumit që u zhvillua në Tetovë, u takoi vendasve, të cilët falë një penaltie të akorduar në minutat shtesë shënuan fitore minimale 1:0. Ekzekutues i saktë doli të jetë Remzifaik Selmani.

Në Manastir, Pelisteri ndali Akademia Pandevin, duke barazuar pa gola, ndërkohë Rabotniçki dhe Bregallnica arritën fitore identike, 2:0.

Rabotniçki në derbin shkupjan, mundi Makedonija GJ.P në Gjorçe Petrov, falë golave të shënuar nga Stojkoski (50’) dhe Luka Stankovski (89’), ndërkohë Bregallnica në Shtip mundi Tikveshin, falë finalizimeve të Altiparmakovskit (49’) dhe Dodev (69’). Në këtë ndeshje në bankinën e Tikveshit debutoi trajneri Vlatko Kostov, edhe atë para bashkëqytetarëve të tij të Shtipit. (infOSport.mk)

LPFMV, Java 7

FC Shkupi 3:0 Boreci
Skopje 0:2 Shkëndija
Renova 1:0 Struga Trim Lum
Makedonija GJ.P 0:2 Rabotniçki
Pelisteri 0:0 Ak.Pandev
Bregallnica 2:0 Tikveshi

Leave a Reply