E diela na servon super sfidën FC Shkupi – Rabotniçki

E diela në elitën e futbollit vendor sjellë derbin shkupjan, FC Shkupi-Rabotniçki. Është kjo ndeshja e fundit e javës së 9-të, me këto dy skuadra që kanë një ecuri shumë pozitive në kampionat, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi nuk dinë për disfatë në 4 ndeshjet e fundit, ku ka regjistruar 3 fitore dhe 1 barazim, ndërkohë në anën tjetër Rabotniçki plotë 6 ndeshje nuk ka pësuar disfatë, duke regjistruar 3 fitore dhe 3 barazime.

Gjithë këto statistika na bëjnë të kuptojmë se në Çair na pret një përballje shumë interesante, ku nuanca mund të vendosin fituesin, edhe pse FC Shkupi do ta ketë faktorin fushë dhe tifozërinë e saj të flaktë, që nesër pritet të jetë në numër edhe më të madh se sa në ndeshjen me Borecin.

Ndeshja midis FC Shkupit dhe Rabotniçkit starton në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply