Sheikët e rinj të Njukasëll Junajted i’a mësyjnë edhe Interit!

Pronarët e rinj sauditë të skuadrës së Njukasëll Junajted duket se nuk e kanë ndërmend që të ndalen vetëm në Premierligë. Mësohet se tashmë në shënjestër të tyre është edhe njëra nga skuadrat më të mëdha në gadishullin Apenin.

Mohamed bin Salman mësohet se tashmë i’a ka mësyer Interit, skuadër kjo që ndodhet në vështirësi të mëdha financiare.

Mirëpo një blerje e tillë do të ndodhë vetëm nëse ka një plan për të ndërtuar një stadium tjetër përveç “San Siros”.

Tek kampi zikaltër po bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të përshpejtuar procedurat dhe për të arritur një marrëveshje me miliarderët arabë, që do të ishin shpëtimi përfundimtar nga kriza ekonomike që i ka kapluar.

Leave a Reply