Çavi zbulon përforcimin e parë në krye të Barcelonës

Edhe pse ende nuk është emëruar zyrtarisht në krye të postit të trajnerit te Barcelona, Çavi Hernandez që tani ka filluar të mendoj transferimet që mund ti bëjë te “katalunasit”.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “katalunase”, Sport.es, Çavi dëshiron që Barcelona të nënshkruajë me futbollistin e Bajernit të Munihut, Kingsli Koman.

Aktualisht Barcelona po drejtohet nga ish futbollisti i tyre, Serxhi, mirëpo i njëjti është emëruar përkohësisht në postin e trajnerit te skuadra nga “Kamp Nou”, aty ku së shpejti pritet të rikthehet Çavi, mirëpo këtë herë në rolin e kryetrajnerit.

Leave a Reply