Ja kur do të nis stinori pranveror në Ligën e Parë dhe të Dytë

Sot edhe zyrtarisht, kuptohet nëse lejojnë kushtet klimatike, siparin do të ul stinori vjeshtorë në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”. Një gjë e tillë duheshe të ndodh edhe me ndeshjet e Ligës së Dytë, mirëpo bora që kaploi një pjesë të madhe të vendit tonë, bëri që të shtyhen plotë 5 ndeshje, ashtu që Liga e Dytë në të dyja konferencat, Lindje dhe Perëndim, siparin priteta ta ul të martën me 14 dhjetor.

Ndërkohë tashmë dihen edhe datat kur do të nis stinori pranveror në të dyja kompeticionet. Stinori pranveror në Ligën e Parë do të startojë me 13 shkurt, derisa në Ligën e Dytë me 19 shkurt.

Java e parë e stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor do të sjellë derbin e madh midis dy skuadrave të para në renditje, FC Shkupit dhe Ak. Pandevit, ndërsa jo më pak interesante pritet të jenë edhe ndeshjet në Tetovë, Shkëndija – Struga Trim Lum dhe në Shtip, Bregallnica – Renova. (infOSport.mk)

Leave a Reply