Shkaku i Covid 19 shtyhet ndeshja Totenham-Leçester

Një ndër ndeshjet më interesante të javës së 17-të në Premierligën angleze, ajo midis Totenhamit dhe Leçester Sitit,  e paraparë që të zhvillohet sonte (e enjte) është shtyrë.

Shkaku i COVID-19, kjo përballje nuk do zhvillohet dhe do caktohet për një datë tjetër.

Është skuadra e Leçesterit që ka pasur një ‘shpërthim’ të rasteve me COVID-19, me Totenham që për këtë arsye nuk zhvilloi ndeshjen ndaj Rennes në javën e kaluar.

Kjo nuk është ndeshja e vetme në Premierligë që shtyhet shkaku i COVID-19, ngase edhe dje përballja Bërnli-Bentford, u shty në momentet e fundit.

Ndërkohë, sonte janë planifikuar të zhvillohen dy ndeshje, edhe atë në Londër në “Stemford Birxh”, aty ku mejdanin do të ndajnë Çelzi dhe Evertoni, si dhe në “Enfilld Roud”, ku Liverpulli i Jurgen Klop do të mirëpret Njukasëll Junajtedin.

Leave a Reply