Zyrtare: Prishtina njofton për largimin e tre futbollistëve të njohur

Skuadra kampione e Kosovës, Prishtina edhe zyrtarisht ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me tre futbollistë të njohur. Fjala është për Sabijen Lilajn, Xhevdet Shabanin dhe Sodiq Atandan, të cilët largohen nga ekipi “bardhekaltër” me marrëveshje të dyanshme.

Lilaj skuadrës së Prishtinës iu bashkua verën e vitit 2020, kur erdhi nga rradhët e skuadrës izraelite të Ness Ziona. Me Prishtinën Lilaj zhvilloi plotë 34 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola, ndërsa i njëjti tashmë është rikthyer në vendlindjen e tij, duke nënshkruar me Dinamon e Tiranës.

Mesfushori me tipare sulmuese, Xhevdet Shabani, te Prishtina erdhi qershorin e viit të kaluar. Ai erdhi si një super përforcim nga Drita e Gjilanit, mirëpo nuk arriti që të tregojë ato paraqitje sikurse me skuadrën gjilanase, ku shkëlqente si në kampionatin kosovar, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Shabani me Prishtinën regjistroi vetëm 14 ndeshje, duke mos shënuar asnjë gol.

Nigeriani me pasaportë shqiptare, Atanda skuadrës së Prishtinës iu bashkua gushtin e vitit 2021 për t’u paraqitur në 13 ndeshje në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply