Kitanovski operohet të martën, rikthehet brenda 6 javëve

Tome Kitanovski të dielën në ndeshjen ndaj Bregallnicës së Shtipit pësoi frakturë të dorës së majtë, me ç’rast i njëjti do të duhet të pauzojë mes 4-6 javësh.

Kitanovski në takimin e djeshëm në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë në vend të Besir Isenit, ndërsa doli të jetë i pafat, pasi në minutën e 65-të pësoi lëndimin e rëndë që do e largojë atë nga fushat e futbollit për një periudhë bukur të mirë.

Kitanovski me urgjencë u dërgua në spitalin e Ohrit, ku po qëndron ende, ndërsa të martën i njëjti do ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Kitanovski ekipit të Struga Trim Lum iu bashkua gjatë afatit kalimtar të dimrit, ndërsa i njëjti debutoi me gol në ndeshjen me Shkëndijën.

Leave a Reply