Super goli i Alioskit ndaj Uest Bromuiç Albionit (VIDEO)

Lids Junajtedi i Ezgjan Alioskit në këto momente përballë Uest Bromuiç Albionit, po zhvillon takimin e javës së 16-të në Premierligë, njofton “infOSport.mk”. Pjesa e parë rezultoi të jetë shumë mbresëlënëse për skuadrën e futbollistit shqiptarë, i cili gjeti emrin e tij në mesin e realizatorëve të golave, duke pasur parasysh se Lids Junajted në 45 minutat e para shënoi plotë 4 gola.

Alioski shënoi golin e dytë në minutën e 31-të, kur përfitoi nga një top i devijuar dhe me të majtën e tij bombardoi rrjetën e skuadrës vendase.

Alioski përveç golit të shënuar, në minutën e 41-të u ndëshkua edhe me të verdhë, ndërkohë përveç tij në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Harison dhe Rodrigo, derisa goli i parë ishte një autogol i futbollistit vendas Saujers.

Leave a Reply