Tronditet futbolli shqiptarë, UEFA dënon Kombëtaren dhe ekipet shqiptare për 10 vite!

Besojeni ose jo, por futbolli shqiptarë ka mbërritur në një pikë shumë delikate, kjo “falë” politikës, që po tregohet edhe njëherë tjetër “xheloze”. Politika në Shqipëri edhe njëherë tjetër ka treguar fuqinë dhe “dhëmbët” për mënyrën sesi mund të shkatërrojë çdo gjë, që ata të jenë të parët dhe asgjë pas tyre të mos ketë më rëndësi e vëmendje.

Zgjedhjet e fundit të FSHF me Asamblenë Zgjedhore që u mbajtën në dy ditë nuk janë regjistruar ende, megjithëse Duka arriti të fitonte pastër dhe si kurrë më parë me 100% të mbështetjes nga ekipet e Superiores.

Nga ana tjetër kreu i FSHF-së, Armand Duka, vazhdon të jetë i pezulluar së bashku me Ilir Shulkun edhe me vendimin e Gjykatës së Apelit që u dha vetëm një ditë më parë.

Kjo është mënyra sesi shteti shqiptarë flet nëpërmjet Gjykatave, por UEFA, është gati për të thënë fjalën e fundit, pasi as vizita e mesazhet e numrit një të futbollit europian, Aleksander Çeferin nuk sollën dorëzimin e plotë.

Sipas asaj që raporton “RTSH Sport”, UEFA ka bërë gati dënimin e madh për Shqipërinë. Finalja e “Conference League” do të kalojë nga Tirana në Athinë, por kjo është kaq e pa rëndësishme në lidhje me goditjen e fuqishme që po përgatit shtëpia e futbollit europian për futbollin shqiptarë.

Së bashku me humbjen e finales, Kombëtarja Shqiptare do të pezullohet për 10 vite, që nënkupton se “kuqezinjtë” nuk do të zhvillojnë asnjë ndeshje, qoftë eliminatore për Europian, apo edhe për në Botëror.

Përveç kësaj, edhe ekipet shqiptare nuk do të kenë më mundësinë për të konkurruar në Europë për 10 vitet e ardhshme. Praktikisht, një vendim i tillë do të na kthente në një futboll amator dhe mijëra hapa pas, si njolla më e zezë në historinë e futbollit të Shqipërisë. Ndërkohë në bazë të informacioneve të siguruara nga “Sport Ekspres”, ky vendim i UEFA-s do të mbërrijë në fillim të kësaj jave të re. A janë të gatshëm njerëzit e politikës që të hedhin në erë futbollin për interesat e tyre? Ka ende një rrugëdalje, fatmirësisht ka ende kohë, por politika duhet të tërhiqet nga sporti.

 

Leave a Reply