Struga Trim Lum dje i shkaktoi disfatën e parë si vendas Makedonija GJ.P në 2022-tën

Struga Trim Lum dje në stadiumin e Gjorçe Petrovit në Shkup mundi Makedonija Gj.P me rezultatin 3:1, duke i shkaktuar në këtë mënyrë disfatën e parë si vendas në vitin 2022 skuadrës së Muharem Bajramit, njofton “infOSport.mk”.

Me strategun shqiptarë në krye, Makedonija GJ.P. brenda vitit aktual deri para ndeshjes me Struga Trim Lum, kishte regjistruar 5 fitore dhe 2 barazime.

Ndryshe ishte kjo përballja e katërt mes këtyre dy skuadrave gjatë këtij edicioni, përfshirë këtu edhe ndeshjen gjysmëfinale të Kupës, e cila ishte mbyllur me barazim pa gola, mirëpo që në fund falë ruletit të penaltive, Makedonija GJ.P siguroi finalen e madhe të Kupës, përmes së cilës shpreson Europën.

Pikërisht kjo është mënyra e vetme që skuadra e Muharem Bajramit mund të dalë në skenën europiane, ndërsa me fitoren e djeshme Struga Trim Lum vazhdoi të mbajë pozitën e 5-të në renditje menjëherë pas Makedonija GJ.P, që në finalen e madhe të 20 majit do të përballet me Sileksin.

Këta të fundit edicionin e ardhshëm do të rikthehen në mesin e më të mirëve, pasi edhe matamatikisht kanë siguruar pozitën e parë në Ligën e Dytë – Perëndim. (infOSport.mk)

Leave a Reply