Një largim dhe një rinovim te Shkëndija

Shkëndija dhe Angelçe Timovski kanë ndërprerë para kohe bashkëpunimin, teksa nga tabori “kuqezi” njoftojnë për vazhdimin e bashkëpunimit me Bruno Ditën, shkruan “infOSport.mk”.

Ky i fundit ka vazhduar kontratën me Shkëndijën deri verën e vitit 2024, duke i qëndruar besnik fanellës “kuqezi”.

Dita te Shkëndija erdhi verën e vitit 2020 nga Skënderbeu, teksa edicionin e fundit arriti që të luaj në 28 ndeshje kampionale, duke regjistruar 1 gol dhe 1 asistim.

Sa i përket Timovskit, ky i fundit te skuadra nga Tetova erdhi verën e vitit të kaluar, ndërsa largohet vetëm pas një viti të plotë, ku me fanellën “kuqezi” arriti që të zhvillojë gjithsej 28 ndeshje, duke realizuar 2 gola dhe 3 asistime.

Për Timovskin, i cili me Shkëndijën kishte lidhur një kontratë deri verën e vitit 2023, me të shkëputur kontratën, interes kanë shfaqur menjëherë disa skuadra si nga vendi, ashtu edhe nga jashtë, ashtu që i njëjti pritet shumë shpejtë të bëhet me skukadër të re. (infOSport.mk)

Leave a Reply