Në rast eliminimi nga Lincoln, ja me cilën skuadër në Ligën e Konferencës do luante FC Shkupi

Në rast eliminimi që në raundin e parë nga skuadra kampione e Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC, skuadra kampione e FC Shkupit, në raundin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballej me fituesin nga përballja, Tobol Kostanay –  Ferencváros. Hungarezët shihen si favorit në këtë përballje ndaj skuadrës përfaqësuese të Kazakistanit, mirëpo kur është në pyetje futbolli modern, surprizat janë të pranishme.

Ndërkohë siç paralajmëruam edhe më herët, në rast se FC Shkupi do të kalonte kampionët e Gjibraltarit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, në fazën tjetër do të përballej me ekipin gjigand kroat, Dinamo Zagreb.

Ndeshjen e parë “bardheblutë” nga Çairi do ta zhvillonin në transfertë, në stadiumin “Maksimir” në Zagreb me datë 19/20 korrik, ndërsa atë kthyese në Shkup një javë më vonë. (infOSport.mk)

Leave a Reply